Tragjedia në Potam, vjen reagimi i Kumbaros: Ngjarja për shkak të marrëzisë së një njeriu

Publikuar më: 3/8/2022, ora 22:25
kronike kumbaro ligji frame 2836 1024x576

Tragjedia në Potam, vjen reagimi i Kumbaros: Ngjarja për shkak të marrëzisë së një njeriu

Publikuar më: 3/8/2022, ora 22:25

Pas më shumë se 24 orësh, vjen dhe reagimi i ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në plazhin e Potamit, ku një vajzë 7 vjeçare humbi jetën në det pasi u përplas nga një skaf i fuqishëm.

Përmes disa reshtave në Twitter, Kumbaro zgjodhi të ngushëllojë familjen e viktimës dhe shtoi se ngjarja e rëndë ndodhi për shkak të marrëzisë së një njeriut ndaj të cilit drejtësia duhet të japë dënimin maksimal

Postimi i plotë i Kumbaros

Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!

Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit,familjen për gjëmën që pësuan, kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete, në tokë a në ujë qoftë!

Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës.

Jonada e vogël u prehsh ne paqe