Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vera me naftën më të shtrenjtë, karburanti “djeg” më shumë se plazhi këtë vit

Nga A2 CNN
3 Gusht 2022, 13:53 | Ekonomi
Vera me naftën më të shtrenjtë, karburanti

Pushimet këtë vit janë më të shtrenjta dhe nafta është një nga arsyet kryesore, pasi ndikon kudo nga transporti e deri tek ushqimet.

Një vit më parë, litri i naftës kushtonte 167 lekë, ndërsa këtë fillim gushti kushton 221 lekë. Kjo bën që distancat këtë vit të ndihen më të largëta, veçanërisht për ata që i drejtohen plazheve me automjetetet e tyre. Kështu, itinerari vajtje-ardhje Tiranë-Himarë të kushton mesatarisht 7 400 lekë, nga 5 400 lekë vitin e shkuar, pra 2 000 lekë më shumë apo 2 ditë çadra e paguar.

Tiranë-Sarandë kushton 8 400 lekë, nga 6 300 lekë vjet kur nuk ishte hapur as rruga e re Kardhiq-Delvinë. Plot 2100 lekë më shumë, apo sa 3 koktejle në shëtitoren e qytetit.

Llogaria është më e kushtueshme për ata që nisen nga Kosova. Itinerari Prishtinë-Ksamil, shumë i preferuar këtë vit, kërkon 15 900 lekë të hedhura në serbator, nga 11 700 lekë një vit më parë, për një diferencë prej 4 200 lekësh, sa një natë fjetje në një prej dhomave më të lira që listohen në Booking.

Sipas të dhënave të INSTAT, shqiptarët paguan 568 milionë euro për karburantet në 6 muajt e parë të vitit, plot 318 milionë euro më shumë se periudha janar-qershor 2021. Por, konsumi i karburantit në sasi qe më i ulët, me mbi 16%. Ky kursim u ndje edhe në frekuentimin më të ulët se sa vjet për plazh ditor gjatë qershorit dhe korrikut.

Me hotelet, parkimin, shezlongët, restorantet dhe argëtimin që kushton gjithashtu më shtrenjtë këtë vit, ajo pjesë e popullsisë që do të bëjë plazh, po përdor shkurtimin e ditëve të pushimit si mjetin e vetëm për t’ia dalë deri në fund të muajit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë