Zyrtarisht kuqezi, De Ketelaere firmos me Milanin

Publikuar më: 3/8/2022, ora 14:37
CDK milan 1280x720

Zyrtarisht kuqezi, De Ketelaere firmos me Milanin

Publikuar më: 3/8/2022, ora 14:37

Fund i lumtur për atë që ishte një prej telenovelave më të gjata të verës. Negociatat shteruese përfunduan me Charles De Ketelaere që bëhet zyrtarisht futbollist i Milanit.

Njoftimi i klubit u dha shumë orë pasi ylli i ri belg iu nënshtrua vizitave mjekësore, përpara se të transferohej në selinë e klubit, për të firmosur kontratën 5-vjeçare me kuqezinjtë.

De Ketelaere do të qëndrojë te Milani deri në vitin 2027, teksa zgjodhi të mbajë numrin 90 në shpinë. Edhe pse vetëm 21-vjeçar, ai ka luajtur 120 ndeshje me Club Brugges, ku ka shënuar 25 gola.

Për të siguruar shërbimet e talentit belg, Milani pagoi 32 milionë euro dhe do të paguajë 3 milionë të tjera bonuse për rezultatet që do të arrihen. Gjithashtu, Brugges do të ketë të garantuar 12,5% të vlerës, në rast të rishitjes së futbollistit të ri.

Për të luajtur me Milanin, Charles De Ketelaere pranoi edhe të reduktonte pagën. Edhe pse fillimisht pretendohej të përfitonte 2,7 milionë euro në sezon, ai do të paguhet vetëm 2,3 milionë.

Mesfushori me tipare sulmuese pritet të debutojë prej kësaj të shtune, në miqësoren që Milani do të zhvillojë me Vicenza.