Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Berisha i bashkohet protestës: Nga ngjarjet më tragjike që kanë ndodhur, Çuçi duhej shkarkuar pas 4 minutash

Nga A2 CNN
4 Gusht 2022, 20:25 | Politikë
Berisha i bashkohet protestës: Nga ngjarjet më tragjike që

I pranishëm në protestën në kujtim të 7-vjecares Jonada Avdija që humbi jetën në një aksident në plazhin e Potamit, ishte edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sipas tij, “qytetarët kërkojnë me shumë të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm dhe Turizmit, mirëpo kreu i tyre që mbron veten e tij, deklaron se është i vendosur të mos reflektojë dhe të mos tregojë as minimumin e ndjenjave për këtë zhvillim dramatik”.

Berisha e cilësoi ngjarjen si “nga ngjarjet më tragjike që ka ndodhur në këtë vend”, dhe shtoi se dorëheqja e ministrave duhet të ishte pasojë e detyruar.

https://a2news.com/2022/08/04/ilir-meta-ne-protesten-per-jonaden-te-vrasim-friken-te-dorehiqen-ministrat-pergjegjes/

“Po të isha në vendin e Ramës, nëse Çuçi nuk do të kishte ikur për 3 minuta, në të 4 do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e Turizmit. Këta përpiqen që me zinxhirin e policisë së Vlorës, të kapërcejnë një nga ngjarjet më tragjike që ka ndodhur në këtë vend”, ishin fjalët e tij.

https://a2news.com/2022/08/04/nuk-e-vrau-varka-por-shteti-proteste-ne-tirane-per-vogelushen-jonada/

Lideri demokrat shtoi se është e vështirë që të reflektojë qeveria, por i fto qytetarët që të vazhdojnë protestën “dhe t’i imponojnë qeverisë të reflektojë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani