Gati spitali i ri i Laçit, Manastirliu: Model për spitalet e tjera bashkiake

Publikuar më: 4/8/2022, ora 11:24
manastirliu 1144x720

Gati spitali i ri i Laçit, Manastirliu: Model për spitalet e tjera bashkiake

Publikuar më: 4/8/2022, ora 11:24

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar spitalin e ri të Laçit, i rindërtuar pas dëmtimit nga tërmeti.

“Bëhemi gati për të hapur këtë spital sa më shpejt. Pra, presim edhe disa mobilime të tjera spitalore, ndërsa pjesa e infrastrukturës së rëndë tashmë ka përfunduar. Grafia gjithashtu është gati, është koaluduar. Besoj që kjo na jep një dorë sepse edhe pajisjet në këtë spital ishin tërësisht të vjetëruara dhe të amortizuara në raport me atë që ne duam të ofrojmë për qytetarët, që mbi të gjitha është cilësia e shërbimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se spitali i Laçit do të fuqizohet gjithashtu me mjekë të rinj: “Duke qenë se kemi tashmë një strukturë të mirëmenduar për një spital si i Kurbinit, por edhe në tërësi për spitalet bashkiake, kemi vlerësuar që të kemi edhe një sallë lindjeje natyrale. Sepse patjetër që edhe me ardhjen e mjekut obstetër-gjinekolog, mund të bëjmë edhe lindjet në këtë spital. Kështu që kemi investuar pikërisht në sallën e lindjes dhe besoj që është një tjetër hap përpara, drejt një unifikimi të shërbimeve dhe në spitalet bashkiake”.

Gjatë inspektimit, ministrja Manastirliu tha se ky spital do të jetë model për gjithë spitalet bashkiake në vend: “Me spitalin e Laçit duam që të krijojmë një model. Një model që më pas ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë, përsa i përket shërbimeve që do të ofrojë ky spital, sepse i kemi grupuar në shërbimet e patologjisë, pediatrisë, obstetrikë-gjinekologjisë dhe të kemi mundësi kështu që të kemi një shërbim spitalor më eficient”.