Incident në burgun e Peqinit, të burgosurit sulmojnë rojet

Publikuar më: 4/8/2022, ora 18:56
Burgu i peqinit 7 1024x576

Incident në burgun e Peqinit, të burgosurit sulmojnë rojet

Publikuar më: 4/8/2022, ora 18:56

Një incident është regjistruar mesditën e së enjtes në burgun e Peqinit, ku 3 të dënuar janë përleshur me rojet e sigurisë, për motive ende të paqarta.

Kastriot Loka, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu janë tre personat e dënuar që nuk kanë pranuar urdhrat e punonjësve të burgut të Peqinit dhe që janë përleshur me ta.

Ndaj tyre tashmë rëndojnë akuzat “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”.

Ndërkohë një hetim ka nisur për ngjarjen, që fatmirësisht nuk u përhap më tej në burgun e Peqinit.