Laçi rikthen në pankinë malazezin që dështoi sezonin e kaluar

Publikuar më: 4/8/2022, ora 11:32
vukicevic 1280x720

Laçi rikthen në pankinë malazezin që dështoi sezonin e kaluar

Publikuar më: 4/8/2022, ora 11:32

Pas dorëheqjes së Shpëtim Duros, Laçi nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, kurbinasit i kanë besuar sërish stolin teknikut malazez, Dejan Vukiçeviç. Një emër i njohur për klubin, pasi 54-vjeçari e ka drejtuar dhe më parë skuadrën. Në sezonin e kaluar, ai ishte në krye të pankinës në 7 ndeshje dhe në kaq takime, Laçi ia doli të merrtë 0,86 pikë për ndeshje, duke u pozicionuar i fundit në klasifikim.

Sa i përket karrierës së tij, Vukiçeviç ka lindur në Podgoricë dhe ka një CV të pasur. Në të kaluarën e tij, ai ka qenë në krye të skuadrave si Vojvodina, Zeta, Feronikeli, Dacia dhe Borac.