Protesta për Jonadën zhvendoset përpara Kryeministrisë

Publikuar më: 4/8/2022, ora 20:03

Protesta për Jonadën zhvendoset përpara Kryeministrisë

Publikuar më: 4/8/2022, ora 20:03

Është zhvendosur përpara kryeministrisë protesta e shoqërisë civilë për vdekjen e 7 vjeçares Jonada Avdia.

Pasi protestuan për rreth një orë përpara Ministrisë së Brendshme, ku kërkuan dorëheqjen e titullarit Çuçi dhe Drejtorit të Policisë, pjesëmarrësit në protestë marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur përpara Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit kërkojnë mbajtjen e një përgjegjësie për atë që e konsiderojnë një krim të paralajmëruar.

Protestës i është bashkuar kreu i opozitës Sali Berisha dhe lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta.