Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Senati amerikan ratifikon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Nga A2 CNN
4 Gusht 2022, 09:34 | Bota
Senati amerikan ratifikon pranimin e Suedisë dhe Finlandës në

Senati amerikan ka ratifikuar pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, një votim historik që synon forcimin e bllokut të mbrojtjes mes luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ky është zgjerimi më i rëndësishëm i aleancës Atlantike që nga vitet 1990.

Miratimi i Senatit Amerikan u mor si i mirëqenë, pasi republikanët dhe demokratët kishin shprehur mbështetjen e tyre për hyrjen e dy vendeve.

NATO zyrtarizoi ftesën e saj për Suedinë dhe Finlandën për t'u bashkuar me aleancën në fund të qershorit dhe vendimi duhet të shkojë në parlamentet dhe legjislaturat e 30 vendeve anëtare për ratifikim përfundimtar.

Presidenti Joe Biden dërgoi protokollet për ratifikim në Senat në korrik, duke i hapur rrugën votimit, i cili duhej të miratohej nga dy të tretat e Senatit për të pasur sukses. Rezultati përfundimtar i votave të Senatit ishte 95 me 1.

Suedia dhe Finlanda vendosën të aplikojnë për anëtarësim pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani