Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Shkëndija ‘ndriçon’ në Suedi, grupet e Conference League edhe më pranë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2022, 21:53 | Futboll
Shkëndija ‘ndriçon’ në Suedi, grupet e Conference

Shkëndija e Tetovës ka zhvilluar një ndjeshje dinjitoze në raundin e tretë të Conference League, përballë suedezëve të AIK.

Ndonëse në transfertë, skuadra tetovar ka arritur të marrë një barazim 1-1 në këtë takim, duke lënë të hapur kualifikimin për në raundin e radhës së këtij kompeticioni europian.

Shkëndija e nisi mjaft mirë takimin duke kaluar e para në avantazh me anë të Ferhan Hasanit, i cili duhet thënë që zhvilloi një ndeshje spektakolare.  Por festa e miqve u faneps nga Guidetti, i cili gjeti golin e barazimit vetëm pak minuta më pas.

Edhe pjesa e dytë foli më shumë për tetovarët, por fati nuk qe me ta për shkak dhe formës së mirë të portierit vendas.

Në fund, barazimi 1-1 duket se konfirmon edhe një herë Shkëndijën si një skuadër e cila me të drejtë tani kërkon të sigurojë grupet e Ligës së Konferencës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë