Shkupi, Ballkani dhe Shkëndija në arenën europiane

Publikuar më: 4/8/2022, ora 13:51
shkupi ballkani 1280x720

Shkupi, Ballkani dhe Shkëndija në arenën europiane

Publikuar më: 4/8/2022, ora 13:51

Sot në mbrëmje, 3 skuadrat shqiptare, Shkupi, Shkëndija dhe Ballkani do të zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet europiane.

Shkëndija e Tetovës do të luajë përballë suedezëve të AIK, një detyrë e vështirë, por jo e pamundur. Në prag të sfidës, trajneri Artim Shaqiri dhe futbollisti Mexhit Neziri theksuan se do të japin gjithçka për një rezultat pozitiv.

Nga ana tjetër, Ballkani, pas goleadës dhe kualifikimit spektakolar ndaj La Fiorita, kërkon ta vazhdojë më tej ëndrrën Conference League. Dardanët përballen me Klaksvikar të Ishujve Faroe, një kundërshtar modest dhe i kalueshëm. Skuadra e Dajës mund të ndihmohet dhe nga faktori fushë, pasi, siç raportohet, pritet që stadiumi “Fadil Vokrri” të jetë i mbushur sot, në orën 20:00.

Ndërkaq, Shkupi, skuadra e vetme që luan në Europa League, luan me irlandezët e Shamrock Rovers. Një mision i vështirë, por me grintën dhe forcën që kampionët e Maqedonisë së Veriut tregojnë në çdo ndeshje, të bën të besosh deri në fund te kualifikimi më tej. Ndeshja luhet këtë të enjte, në orën 21:00.