Tensioni Kinë-Tajvan, alarmohet Japonia: 5 raketa kanë përfunduar në hapësirën tonë detare

Publikuar më: 4/8/2022, ora 18:28
Japoni raketa kina 1280x720

Tensioni Kinë-Tajvan, alarmohet Japonia: 5 raketa kanë përfunduar në hapësirën tonë detare

Publikuar më: 4/8/2022, ora 18:28

Nuk ulet tensioni midis Kinës nga një anë dhe Tajvanit Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në atë rajon të Azisë, pas fillimit të atyre që Pekini zyrtar cilëson si stërvitje ushtarake, por që në fakt është një përgjigje e dhunshme ndaj vizitës pas 25 vitesh të një zyrtari të lartë amerikan në ishullin “rebel”, pikërisht kreu i Dhomës së Përfaqësueseve Nancy Pelosi.

Sipas burimeve, Pekini ka transferuar në kufi të paktën 100 avionë luftarakë, si dhe sisteme të avancuara raketore, si ato ipersonikë DF-17, disa prej të cilëve kanë filluar të përdoren.      

Sipas ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit, të paktën 22 avionë të Pekinit kanë shkelur kufirin ajror të ishullit, por të shqetësuar janë edhe vende të tjera, si Japonia.

Tokio ka denoncuar sot se të paktën 5 raketa kanë rënë në zonën e saj ekonomike, një ngjarje pothuajse e paprecedent në dekadat e fundit.

Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi ka kërkuar ndërprerjen  e menjëhershme të stërvitjes, që sipas Pekinit do të zgjasë deri më 7 gusht.

“Manovrat kineze kanë një impakt të rëndë ndaj paqes dhe stabilitetit të rajonit”, ishin fjalët e tij.