U sulmua tre javë më parë, AKSHI: Rikthehet në normalitet e-Albania

Publikuar më: 4/8/2022, ora 17:24
akshi 1280x720

U sulmua tre javë më parë, AKSHI: Rikthehet në normalitet e-Albania

Publikuar më: 4/8/2022, ora 17:24

Shërbimet publike online rikthehen në normalitet të plotë në e-Albania. Sipas AKSHI-t, pas thuajse 3 javësh nga agresioni kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme.
Aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.

Sipas AKSHI, janë në funksion të plotë edhe shërbimet e aplikimit të formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës, deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme, ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike, kërkesa për të përfituar nga programet e strehimit social, lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës.

Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimet e fundit të mbetura siç janë: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja; vërtetimi i pagesës së aftësisë së kufizuar si dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike.

Nga dita e hënë do të mund të aplikohet edhe për Leje Ndërtimi (e-Lejet), vlerësimi të ndikimit në mjedis dhe përdorimit të burimeve ujore.

Sistemet elektronike të rikthyera se fundmi në funksionalitet të plotë janë: Sistemi i Qëndres së Botimeve Zyrtare; e-Inspektimi; Sistemi i menaxhimit tëinformacionit për burimet njerëzore të administratës; Sistemi elektronik i ndihmës ekonomike.