“2/3 e popullsisë në kufijtë e varfërisë”, Meta: Iniciativë ligjore në Kuvend për indeksimin e pagave

Publikuar më: 5/8/2022, ora 11:01
meta 7 1280x720

“2/3 e popullsisë në kufijtë e varfërisë”, Meta: Iniciativë ligjore në Kuvend për indeksimin e pagave

Publikuar më: 5/8/2022, ora 11:01

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka njoftuar nismën ligjore për indeksimin e pagave me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Edhe nëse kjo nismë do të hidhet poshtë nga Kuvendi, Meta tha se do ta çojnë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe Europiane. Në një konferencë për mediat, Meta theksoi se që prej vitin 2017 nuk ka pasur asnjë indeksim të pagave, ndërsa çmimet vijojnë të rriten. Sipas Metës, 2/3 e popullsisë jetojnë në kufijtë e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë.

“Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë. Që nga viti 2017, ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues dhe ne menjëherë me sesionin e ri të Kuvendit, do të kërkojmë indeksimin e menjëhershëm të tyre dhe nëse nuk do të miratohet do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe europiane. Ky është sadizëm. Të ardhurat mujore neto për invalid, janë 5 dollarë në ditë, për pensione 2.7 dollarë në ditë, pensioni familjar në zonat rurale është 0 dollarë në ditë.  2/3 e popullsisë jetojnë në kufijtë e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë. Kjo është situatë kritike dhe e korrupsionit katastrofik që ka përgjegjës kryesor, Ramën”.

Meta bëri përgjegjës kryesor për situatën kritike të korrupsionit në vend, kryeministrin Edi Rama.

“Paratë shkojnë për super aferën e zezë për inceneratorët, Paguhen akoma ato, sepse shteti është ortak me to. Ky të shkelë ligjin që të mos rruajë mld të qytetarëve shqiptarë më firma njerëzit që janë ndarë nga jeta dhe me firma barinjsh. Ndërkohë të dhënat tregojnë se 67. 5 e popullsisë jeton me 5.5 dollarë në ditë. ndaj i shikoni ju ku janë të fortët, vjedhjet. Kjo është situatë kritike dhe është pasojë e korrupsionit katastrofik. Përgjegjës është Edi Rama. Besoj jeni njohur me situatën dramatike që gjoja në doli tani për bashkitë që prej 3 vitesh e gjysmë qeverise nga një parti e vetme. Tani këta shpikin falimentin e bashkive në kundërshtim të qartë  të ligjeve. Kjo tregon që duhen vota, shtojmë administratën, bëjmë gjithçka për të vjedhur dhe kur shtrëngohet situata me borxhin shpikim administratorët. Ato të partisë janë të gjithë. Këta që janë sot në Shqipëri janë administratorë, përveç kryetarit të bashkisë. Ata i bënë të gjitha këto se i urdhëron ky, blini vota u thotë, fusni njerëz në punë sa të doni. E dini si është tani situata katastrofike është rritur në mënyrë marramendëse hipokrizi më e madhe nuk ka ku shkon, gjendje më të rëndë të menaxhimit të pushtetit vendor”