Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Bayerni e nis me spektakël, luan tenis me fituesin e Europa League

Nga A2 CNN
5 Gusht 2022, 22:22 | Futboll
Bayerni e nis me spektakël, luan tenis me fituesin e Europa League

Bayern Munchen ka dhuruar spektakël dhe gola në ndeshjen e parë hapëse të kampionatit gjerman të futbillit për sezonin 2022-2023.

Bavarezët fituan me rezultatin e thellë 1-6 përballë Eintracht Frankfurt, i cili sezonin e kaluar e mbylli si fitues i Europa League.

Ndonëse pa Lewandowskin e larguar, Bayern arriti të shënojë dy gola të shpejt që në 10 minutat e para të takimit. Nuk mungoi goli i të sapoafruarit Mane, i cili i trefishoi shifrat.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-5, duke bërë që miqtë në 45 minutat e dyta të ulin ritmin. Me shumë lojtarë të larguar, Frankfurt gjeti golin e nderit me anë të Muani në minutën e 64. Pak minuta para përfundimit Musiala gjeti dhe golin e dytë në këtë takim duke vulosur shifrat në 1-6.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani