E akuzoi si fashist, Berisha: Richard Grenell e ka personale me Albin Kurtin

Nga A2 CNN
5 Gusht 2022, 17:47 | Politikë
E akuzoi si fashist, Berisha: Richard Grenell e ka personale me Albin Kurtin

Sali Berisha u pyet nga A2 CNN për deklaratën e republikanit amerikan Richard Grenell, i cili e quajti fashist kryeminisitrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas vendimit për reciprocitetin.

Kreu i Partisë Demokratike mori në mbrojtje kryeministrin e Kosovës, teksa deklaratat e Grenellit i quan si qëndrim personal ndaj Kurtit.

“Ka një problem të njohur midis Albin Kurtit dhe Grenellit. Nuk i di hollësitë. Albin Kurti nuk është fashist. Nëse Edi Rama është sjellë si vasal i Vuçiçit, unë jam rreshtuar në krahun e qeverisë së Kosovës, ashtu si edhe komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam mbështetur marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, që nuk i zgjidhte të gjitha problemet, por mund të ndikonte pozitivisht për marrëveshjen përfundimtare”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos