Incidenti në IEVP Peqin, “rebelët” rrezikojnë regjimin 41Bis

Publikuar më: 5/8/2022, ora 15:50
6 30 1280x720

Incidenti në IEVP Peqin, “rebelët” rrezikojnë regjimin 41Bis

Publikuar më: 5/8/2022, ora 15:50

Pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme në burgun e Peqin, ku tre të paraburgosur Kastriot Likja, Kreshnik Ibraliu dhe Arlind Daja goditën punonjësit e policisë në detyrë pasi nuk kanë pranuar urdhrat e tyre, nga drejtuesit e Institutit të Riedukimit, u morën një seri masash.

Tre të paraburgosurit janë përjashtuar fillimisht për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin, por po vlerësohet nëse tre të dënuarit mund të kalojnë në regjimin e rreptë të 41 Bis, ndërkohë që po përgatitet praktika për kalimin në regjimin e veçantë për 90 ditë.

Çështja është referuar në prokurori, ku për të tre të paraburgosurit rëndojnë akuzat “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”.