Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Italia e të rinjve ndeshet me Shqipërinë, grumbullon talentin shqiptar të Juventusit

Nga A2 CNN
5 Gusht 2022, 09:25 | Futboll

Në prag të kualifikueseve për kampionatin Europian të moshave, Italia u-19 ka zgjedhur të luajë një miqësore me Shqipërinë, që do të zhvillohet më 10 gusht në qendrën e kombëtares që ndodhet në Coverciano.

Ajo që bie në sy është se në listën e të grumbulluarve kundër kuqezinjve, trajneri italian Alberto Bollini ka thirrur edhe një djalosh që potencialisht mund të spikasë edhe te kombëtarja shqiptare.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Luis Hasa, i lindur në Sora të Lacios nga prindër shqiptarë, i cili luan me të rinjtë e Juventusit.   

Hasa me Francesco Tottin

Hasa është një mesfushor modern i cili mund të bëjë shumë role, por ka edhe një vullnet të spikatur për të gjetur rrjetën, aq sa me fanellën e bardhezinjve ka mbajtur numrin 10.

Talenti i Hasës u pikas edhe nga “miti” i Romës Francesco Totti, që zgjodhi djaloshin si një nga lojtarët e parë që do të përfaqësonte në karrierën e re si menaxher futbolli, edhe pse tani shqiptari ndiqet nga një prej menaxherëve më të njohur në Itali, Pastorello.  

Hasa zotëron të dyja pasaportat, atë të vendlindjes, por edhe të atdheut, ndonëse për momentin po përqendrohet te mundësitë me Italinë, por nuk përjashtohet mundësia se në vitet në vijim mund të jetë i vlefshëm edhe për kuqezinjtë.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë