Ka shpenzuar 4.1 milionë euro për dy ditë energji, KESH strategji për çmimet e larta: Blerje në fundjavë

Publikuar më: 5/8/2022, ora 12:21
MB KESH 4 MLN frame 435 1280x720

Ka shpenzuar 4.1 milionë euro për dy ditë energji, KESH strategji për çmimet e larta: Blerje në fundjavë

Publikuar më: 5/8/2022, ora 12:21

Çmimet e larta në tregje po i kushtojnë miliona euro në çdo ankand kompanisë publike të energjisë. Vetëm për fundjavën, KESH ka siguruar rreth 10 mijë megavatorë energji, për një faturë prej mbi 4.1 milionë eurosh.

Burime nga Korporata Elektroenergjetike konfirmojnë për A2 se po ndiqet një strategji për të bërë blerje në periudha kur çmimi është më i lirë, si ditët e pushimit, duke e kompensuar sasinë e munguar me prodhimin nga hidrocentralet publike. Rezerva në kaskadë është aktualisht pranë nivelit të vjetshëm, por situata me çmimet në bursa është komplet ndryshe.

Vetëm java e parë e gushtit i ka kushtuar arkës 22.1 milionë euro, nga rezultatet e 3 tenderave për blerje energjie. Çmimi i fundit i kontraktuar i energjisë zbriti lehtë në 408 euro për megavat orë. Një vit më parë, çmimi për njësi varionte nga 70 deri në 120 euro, teksa sot janë të katërfishuara.