Manovrat ushtarake pranë Tajvanit, Blinken: Të pajustifikueshme, Kina po përshkallëzon situatën

Publikuar më: 5/8/2022, ora 15:33
blinken 1280x720

Manovrat ushtarake pranë Tajvanit, Blinken: Të pajustifikueshme, Kina po përshkallëzon situatën

Publikuar më: 5/8/2022, ora 15:33

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, dënoi stërvitjen ushtarake të Kinës pranë Tajvanit, duke e cilësuar një përshkallëzim të konsiderueshëm të situatës.

Blinken, i cili iu bashkua ministrave të Jashtëm të Rusisë dhe Kinës në një takim me diplomatë nga Azia Juglindore, tha se nuk ka justifikim për stërvitjet e nisura nga Pekini në kundërpërgjigje të vizitës së Pelosit. 

“Fakti është se vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve ishte paqësore. Nuk ka justifikim për këtë reagim ushtarak ekstrem, të përshkallëzuar dhe jo proporcional. Më lejoni t’ju them se asgjë nuk ka ndryshuar lidhur me qëndrimin tonë sa i përket politikës së një Kine të vetme. E kemi thënë se dallimet mes Kinës kontinentale dhe Tajvanit duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore. Jo me detyrim dhe forcë, kështu është e domosdoshme që Pekini të vijojë të zgjidhë dallimet në mënyrë paqësore”, tha Blinken.