Ngjarja e Himarës, juristi Meminaj: Kodi Penal nuk parashikon aksidentet në ujë

Publikuar më: 5/8/2022, ora 16:22

Ngjarja e Himarës, juristi Meminaj: Kodi Penal nuk parashikon aksidentet në ujë

Publikuar më: 5/8/2022, ora 16:22

Ngjarja tragjike e Himarës, ku një 7-vjeçare u vra nga gomonia e drejtuar nga një punonjës policie, ka nxjerrë në dritë mangësi të Kodit Penal.

Sipas juristit Bledar Meminaj, kodi aktual ka vakuum ligjor për aksidentet me pasoja të rënda nga mjetet lundruese. 

Nga ana tjetër, Meninaj i vlerëson si të plota parashikimet ligjore për sigurinë e pushuesve në plazhe, por gjithmonë me një kusht. 

Kur ngjarja e Himarës e vendosi Policinë e Shtetit në qendër të kritikave publike, Meminaj paralajmëroi kallëzime penale për veprime arbitrare të saj në lokale nate në bregdet, të licensuara nga autoritetet vendore.