“Ngjarja e Himarës, krim shtetëror”, Berisha: Përpjekje për ta fshehur, Rama të shkarkojë Çuçin dhe Kumbaron

Publikuar më: 5/8/2022, ora 12:19

“Ngjarja e Himarës, krim shtetëror”, Berisha: Përpjekje për ta fshehur, Rama të shkarkojë Çuçin dhe Kumbaron

Publikuar më: 5/8/2022, ora 12:19

Një krim të mirëfilltë shtetëror e ka konsideruar kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngjarjen tragjike në Potam të Himarës, ku humbi jetën 7-vjeçarja. Në konferencën me gazetarët, Berisha foli për të dhëna tronditëse në lidhje me këtë ngjarje, si edhe përpjekjen për të fshehur gjurmët e krimit. Sipas tij, Tase u rikthye në detyrë vetëm nga Çuçi dhe Kumbaro dhe i bëri thirrje Ramës që t’i shkarkojë. Ai e quajti çnjerëzor veprimin e ministrit të Brendshëm që nuk ngushëlloi familjen për humbjen e vajzës së tyre.

“Protestë e madhe për një çështje thellësisht tronditëse për shoqërinë shqiptare dhe çdo vend. Të dhënat që dalin rreth këtij problemi, gjithçka flet për krim të mirëfilltë shtetëror. Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicensuar për përdorimin e skafit. Skafi ishte pronar Adhurim Kushit, një nga çunat e taulant Ballës në Londër.

Pavarësisht mohimit të ministrit të Brendshëm, pak orë më parë, Berisha e zkuzoi atë se është anëtar i një shoqate trafikantësh dhe kontrabandistësh. Ai e quajti ç’njerëzor veprimin e ministrit të brendshëm që nuk ngushëlloi familjen për humbjen e vajzës së tyre.

“Arjan Tase me origjinë nga Përmeti u rikthye në detyrë nga dy ministrat Bledi Veltari dhe ministrja Kumbaro nuk plotësonte asnjë kusht veç lidhjeve të forta me dy ministrat. Të dhënat e tjerat janë shumë tronditëse ministri i brendshëm rezulton të jetë anëtar i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë për të cilët mediat kanë nxjerrë emrat dhe faktet. Pas 3 ditësh Bledi Veltari i paska qejf velat, ta quajmë veltari, në mënyrën më të papranueshme shkon në verbërinë e tij sa nuk gjen një status për të shprehur ngushëllim familjes. Shiko në ç’shkallë arrin çnjerëzia e këtyre ministrave të degraduar. Se çfarë e pengon atë të shprehë ngushëllim familjes oficeri i të cilit i bloi vajzën me helika atë e di vetëm ky njeri”.

Berisha akuzoi për zhdukje të kamerave të sigurisë dhe i kërkoi kryeministrit dorëheqjen e ministrave Çuçi dhe Kumbaro.

“Janë bërë përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit, jo vetëm autori tentoi të largohej por janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit. Kriminelë njëlloj si Arjan Tase, menjëherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato por këtu ka dëshmitarë të shumtë.

I kërkoj Ramës të shkarkojë menjëherë të dy ministrat, përgjegjës absolutë për fatkeqësinë në Potam dhe ky është hapi minimal. Qytetarët janë thellësisht të revoltuar. Nuk mund ta kapërcejë Rama me halucinacione si vampir politik e mediatik. Me mbrojtjen që i bën krimit meriton revoltë të madhe popullore. Edi Rama në vend të një ndjese para shqiptarëve u deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur turistik në Shqipëri”.