Premier League nis me derbin Crystal Palace-Arsenal

Publikuar më: 5/8/2022, ora 15:42
arse

Premier League nis me derbin Crystal Palace-Arsenal

Publikuar më: 5/8/2022, ora 15:42

Premier League angleze nis sot me derbin ndërmjet Crystal Palace dhe Arsenal. Sipari i edicionit të ri hapet në “Selhurst Park” të Londrës, prej orës 21:00.

Crystal Palace zbret në fushë pas vendit të 12 të siguruar gjatë sezonit të kaluar, me 11 fitore, 4 barazime dhe 12 humbje. Skuadra e drejtuar nga Vieira ka lënë përshtypje të mira gjatë fazës përgatitore dhe objektivi mbetet që të pozicionohen në gjysmën e sipërme të tabelës.

Edhe më mirë është paraqitur Arsenali, që ka fituar me goleadë përballë Chelsea dhe Sevilla. Sezonin e kaluar, ekipi i Artetas siguroi pjesëmarrjen në Europa League, me objektivin madhor që tani është Champions.

Pikërisht, ai vend i katërt, të cilin “Topçinjtë” nuk e arritën për fare pak gjatë edicionit të kaluar mbetet synimi kryesor. Megjithatë, me investimet e realizuara gjatë kësaj vere, ku janë afruar emra si Zinchenko e Gabriel Jesus, Arsenali kërkon një rol protagonisti.

Përfshirja në garën për titullin mes Manchester City dhe Liverpool duket e vështirë, por londinezët do e provojnë të thonë fjalën e tyre, për t’u kthyer te trofeu që mungon prej dy dekadave.