Rama publikon pamjet nga terminali i ri i Rinasit: Sot 5 herë më pak radhë

Publikuar më: 5/8/2022, ora 08:19
rama 15 1280x720

Rama publikon pamjet nga terminali i ri i Rinasit: Sot 5 herë më pak radhë

Publikuar më: 5/8/2022, ora 08:19

Kryeministri Edi Rama e ka nisur, këtë mëngjes, me publikimin e pamjeve nga terminali i ri i Rinasit. Sipas tij, sot ka 5 herë më pak radhë në hyrje falë teknologjisë digjitale të leximit automatik të pasaportave.

“Mirëmëngjes! Dhe me terminalin e ri në Rinas, ku sot ka pesë herë më pak radhë në hyrje, falë teknologjisë digjitale të leximit automatik të pasaportave, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama.