Renato Sanches prezantohet te PSG

Publikuar më: 5/8/2022, ora 15:54
sanches PSG 1280x720

Renato Sanches prezantohet te PSG

Publikuar më: 5/8/2022, ora 15:54

Tashmë është zyrtare! Renato Sanches është futbollisti më i ri i Paris Saint Germain. Lojtari është prezantuar nga klubi francez si goditja e merkatos së verës.

Pas disa javësh që diskutohej nëse do t’i bashkohej Milanit apo PSG, ai në fund ka zgjedhur që të qëndrojë në Francë, duke ndryshuar skuadër, por jo shtet. PSG i ka paguar rivalëve të Ligue 1 rreth 15 milionë euro për shërbimet e Sanches. Ndërsa mesfushori portugez ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të fitojë pagë mbi 4 milionë euro në sezon.

Në fjalët e tij të para si futbollist i Parisit, ai theksoi se projekti i klubit e bindi të qëndrojë në Francë: “Jam shumë i lumtur që jam në Paris. Këto ditë të fundit kanë qenë shumë të rëndësishme për mua dhe familjen time. Jam i sigurt që kam bërë zgjedhjen e duhur, kam zgjedhur PSG pasi mendoj se është projekti më i mirë për mua. Të qëndroja në Francë ishte e rëndësishme pasi e njoh këtë kampionat”.

Ambiciet e skuadrës së Galtier mbeten maksimale. Në një kohë kur ekipi udhëhiqet nga yjet e futbollit si Messi, Mbappe apo Neymar, objektivi mbetet fitimi i çdo trofeu të mundshëm, me Champions League që mbetet synimi parësor.