Shfrytëzonin qendrën e masazheve për prostitucion në Kombinat, arrestohen 2 menaxheret, në kërkim pronari

Publikuar më: 5/8/2022, ora 09:57
mass

Shfrytëzonin qendrën e masazheve për prostitucion në Kombinat, arrestohen 2 menaxheret, në kërkim pronari

Publikuar më: 5/8/2022, ora 09:57

Dy menaxhere në një qendër masazhesh janë arrestuar nga policia e Tiranës për ushtrim prostitucioni, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i kësaj qendre.

Policia ka proceduar penalisht për prostitucion edhe 3 punonjëse dhe një klient nga Maqedonia e Veriut.

Mësohet se aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit, ushtrohej në Kombinat.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në një qendër masazhesh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

– M. H., 27 vjeç dhe B. K., 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, menaxhere në një qendër masazhesh, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”; 

– S. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, shtetasit:

– Z. A., 30 vjeçe, Xh. Sh., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të trija banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve;

– R. M., 37 vjeç, banues në Maqedoni, klient në qendrën e masazheve.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 47 vjeç, pronari i qendrës së masazheve, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Shtetaset M. H. dhe B. K. menaxhonin qendrën e masazheve në pronësi të shtetasit M. M., në rrugën “Teodor Keko”, në të cilën ishin të punësuara shtetaset S. S., Z. A., Xh. Sh. dhe A. K.

Përvec aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këtë ambient, nga 2 menaxheret dhe 4 punonjëset (masazhatore), ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit, i organizuar nga pronari i kësaj qendre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.