Shkrumbohet lokali i natës, 14 viktima dhe 40 të plagosur

Publikuar më: 5/8/2022, ora 18:46

Shkrumbohet lokali i natës, 14 viktima dhe 40 të plagosur

Publikuar më: 5/8/2022, ora 18:46

Të paktën 14 persona humbën jetën ndërsa mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu një lokal nate në Tajlandë.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të shtohet pasi shumë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kamerat e dëshmitarëve nga vendngjarja kanë filmuar momentet e dhimbshme kur dhjetëra njerëz tentonin të dilnin nga lokali, shumë prej të cilëve kishin marrë flakë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lokalin Mountain B në Chonburi, rreth 30 km larg zonës turistike të Pattayas.

Sipas zjarrfikësve, zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të polisterolit të vendosur në muret e diskos që shërben për të sfumuar muzikën e lartë.

Kryeministri tajlandez iu shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe kërkoi një hetim për të zbardhur plotësisht ngjarjen.