Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tragjedia e Potamit, gjykata pritet të caktojë masën e sigurisë për Arjan Tasen

Nga A2 CNN
5 Gusht 2022, 10:15 | Kronikë
Tragjedia e Potamit, gjykata pritet të caktojë masën e

Gjykata e Vlorës pritet të zhvillojë masën e sigurisë ndaj Arjan Tases, ish-shefit të komisariatit të Policisë së Himarës, i cili tri ditë më parë, teksa lundronte me gomone aksidentoi për vdekje një vajzë 7-vjeçare në bregdetin e plazhit të Potamit në Himarë.

Burime pranë prokurorisë së Vlorës janë shprehur se pritet që të ndryshohet edhe akuza ndaj Tases, nga vrasje nga pakujdesia, e vlerësuar nga agjencia e mbikëqyrjes policore, në vrasje me dashje indirekte.

https://a2news.com/2022/08/04/drejtesi-per-jonaden-proteste-qytetare-ne-tirane-ultimatum-per-doreheqjen-e-ministrave/

Kjo pasi prokuroria vlerëson se drejtuesi i gomones ka hyrë me vetëdije në një zonë ku ishte e ndaluar të lundrohej me mjete detare motorike.

Ndërkohë, po ditën e sotme pritet të vlerësohen masat e sigurisë edhe për 15 punonjës të policisë kufitare të Vlorës, të cilët pas tragjedisë së Potamit, janë shkarkuar nga detyra dhe janë marrë në ndjekje penale për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani