“Turp të ketë Çuçi që merret me Sali Berishën”, Meta përgjigjet edhe për Barjam Begajn

Publikuar më: 5/8/2022, ora 11:23
ILIR META frame 60060 1280x720

“Turp të ketë Çuçi që merret me Sali Berishën”, Meta përgjigjet edhe për Barjam Begajn

Publikuar më: 5/8/2022, ora 11:23

“Turp të ketë Çuçi që në vend që të shprehë ngushëllime, merret me Sali Berishën”. Kështu u shpreh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në lidhje me reagimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili akuzonte Berishën se fshihej pas akuzave ndaj tij, në lidhje me ngjarjen tragjike në Potam të Himarës. Në konferencën për media, Meta ngriti disa pikëpyetje për ministrin e Brendshëm pas ngjarjes tragjike, për përgjegjësitë. Ai akuzoi edhe Ramën për papërgjegjshmëri dhe sadizëm që bën të fortin me qytetarët.

“Turp të ketë Çuçi që në vend që të shprehet pas 3 ditësh e të bëjë një ngushëllim, merret me Sali Berishën. Berisha ia ka fajin që mbush policinë me njerëz të droguar? Berisha i kthen në polici këta të dënuar me probleme? Berisha ia ka fajin që nuk ka nxjerrë një komunikatë të saktë për ngjarjen dhe përgjegjësitë? Berisha ia ka fajin për manipulimet e Elbasanit? Me qytetarët e hallexhinjtë bëjnë të fortët me presione, gjoba e fyerje se kanë në krye të qeverisë një njeri të papërgjegjshëm e sadist, që bullizon dhe gazetarët”.

I pyetur në lidhje me mosreagimin e presidentit Bajram Begajt për tragjedinë e Potamit, Meta tha se nuk është etike për të që të shprehet për presidentin aktual.

“Jam këtu si kryetar i Partisë së Lirisë, se kur flet apo nuk flet një president, është çështje e çdo presidenti përfshirë dhe presidentin aktual, nuk është etike për mua që të shprehem për këtë çështje”.