Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zyrtarizohen numrat e sezonit të ri, Armando Broja qëndron tek Chelsea

Nga A2 CNN
5 Gusht 2022, 19:19 | Futboll
Zyrtarizohen numrat e sezonit të ri, Armando Broja qëndron tek Chelsea

Tashmë duket se nuk ka më dyshime. Armando Broja do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Chelsea për sezonin e ri.

Edhe pse ka thuajse një muaj deri në përfundimin e merkatos së verës, blutë e Londrës kanë zyrtarizuar numrat që do të mbajnë të gjithë futbollistët e ekipit të parë në fanelën e tyre.

Në njoftimin e klubit, është edhe Broja që tashmë rreshtohet me skuadrën e parë dhe nuk ka numrin provizor 39 që i kishin dhënë në miqësoret e verës , por mban numrin e tij të preferuar 18-ën të njëjtin  që  ka mbajtur edhe kur luante sezonin e kaluar me Southampton.

Por sinjalet pozitive për qëndrimin e Brojës në Londër nuk mbarojnë këtu .Për ta liruar këtë numër, Chelsea ja ka hequr mesfushori anglez, Ross Barkley, mesfushorit anglez i cili mbante numrin 18 që nga viti 2018.

Në gjurmët e futbollistit shqiptar ishin ekipe me emër përmendim këtu Napoli, West Ham apo Real Madrid, megjithatë duket se asnjë nga ofertat në adresë të tij nuk i ka bindur drejtuesit e londinezëve për ta lënë të lirë të largohet. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë