Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Broja debuton me Chelsea që ndeshjen e parë, 3 pikë për djemtë e Tuchel

Nga A2 CNN
6 Gusht 2022, 20:39 | Futboll
Broja debuton me Chelsea që ndeshjen e parë, 3 pikë për

E ka nisur më së mbari lojtari i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja sezonin e ri të Premier League.

Sulmuesi duket se ka gjetur mbështetjen e trajnerit Tuchel, i cili zgjodhi ta hedhë në fushën e lojës që në ndeshjen e parë përballë Everton, të cilën blutë e Londrës e fituan me rezultatin minimal 0-1.

Ndonëse nuk iu dhanë shumë minuta në këmbë, Broja pati një përfaqësim dinjitoz, që rrit mundësinë për më shumë besim në ndeshjet e ardhshme.

Ndeshja mes Everton dhe Chelsea dhuroi shumë emocione, dhe goli i fitores u shënua nga Jorginho në minutat shtesë të pjesës së parë nga pika e penalltisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë