Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gledis Nano inspekton me dylbi vijën bregdetare në Shëngjin: Asnjë tolerim

Nga A2 CNN
6 Gusht 2022, 17:46 | Aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano inspektoi masat shtesë të marra për rritjen e sigurisë në plazhe kësaj here në zonën e Shëngjinit, ku u takua me drejtues dhe efektivë.

Nano kërkoi nga krerët e policisë në këtë zonë që të zbatojnë me rigorozitet detyrave dhe masat shtesë të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim  parandalimin e  ngjarjeve që cenojnë jetën e pushuesve në plazhe.

“Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tërësi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm”, tha Nano.

Më pas, Gledis Nano, bashkë me drejtuesit e policisë vendore dhe kufitare inspektuar nga afër masat shtesë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani