Lini prehistorik, vijojnë gërmimet arkeologjike, vendbanimi me rreze 30 km

Nga A2 CNN
6 Gusht 2022, 13:48 | Aktualitet
Lini prehistorik, vijojnë gërmimet arkeologjike, vendbanimi me rreze

Instituti i Arkeologjisë shqiptare në bashkëpunim me universitetin e Bernës në Zvicrës po zbatojnë fazën e tretë të gërmimeve në Lin. Zbulimet deri më tani janë premtuese për arkeologët të cilët synojnë të ridërtojnë mënyrën se si kanë jetuar banorët e zonës 7500 vjet më parë.

Në Lin të Pogradecit ka nisur faza e dytë e punës për zbulimin e vendbanimit "Palafit" i cili ka ekzistuar 7500 vjet më parë. Projekti "Lin3" po zbatohet nga Instituti i Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin e Bernës në Zvicër. Sipas Ardian Anastasit, drejtuesi shkencor i punimeve, pas fazës së parë të zbulimit të vendbanimit në ujë, ka të dhëna të forta se ai shtrihej edhe nw bregun e liqenit.

Mjaft të kënaqur janë edhe zviceranët. Martin Hinz shprehet se pritshmëritë nga gërmimet akerologjike janë edhe më të mëdha.

"Kemi një situatë shumë premtuese, mendoj se mund të krahasojmë e të zgjerojmë rezultatet që kemi arritur më parë në pjesën maqedonase. Ne aktualisht në këtë projekt po gërmojmë nën ujë, që prej 2 vitesh. Pritshmëritë tona janë që të gjejmë pjesë nga banesat pilotëve, si edhe qeramikën që është përdorur prej tyre. Shpresojmë që në zonën që aktualisht po gërmojmë në nivelin aktual të liqenit të gjejmw objekte të vyera të cilat më pas mund të çohen në ekzaminime mw të sakta, kjo bëhet nëpërmjet teknologjisë dhe do të na japë një tablo më të qartë", tha Martin Hinz.

Por ku synohet të arrihet në përfundim të projektit. Ardian Anastasi thotë se do të shkohet drejt një rindërtimi të palafitit në një rreze prej 30 km.

Vendbanimi Palafit i Linit rezulton  më i madhi në Ballkan. 7500 vjet më parë banorët zhvillonin bujqësinë, zejtarinë dhe peshkimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos