Liverpool ‘zhgënjen’ në të parën, Salah shpëton ekipin nga humbja

Publikuar më: 6/8/2022, ora 15:24
a72a272e8a50ec3eb8f5706071d5ce60o2

Liverpool ‘zhgënjen’ në të parën, Salah shpëton ekipin nga humbja

Publikuar më: 6/8/2022, ora 15:24

E ka nisur me barazim ekipi i Liverpool sezonin e ri të Premier League.

Ndonëse përballë kishin të sapongjiturit e Fulham, djemtë e Klopp nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në transfertën e parë të kampionatit.

Mitrovic, njësoj si sezonin e kaluar në Championship tregoi edhe njëherë se është një sulmues për t’u pasur kujdes duke shënuar dy gola për Fulham.

Për Liverpool shënoi i pari Nunez, ndërsa rezultati u barazua në minutat e fundit nga i përhershmi Salah, i cili nuk lejoi që ekipi ta niste me disfatë kampionatin.