Makina me drejtues policin e Delta Force përplaset me motorin, në gjendje të rëndë 35-vjeçari

Publikuar më: 6/8/2022, ora 14:11
aksidenti vlore 1280x720

Makina me drejtues policin e Delta Force përplaset me motorin, në gjendje të rëndë 35-vjeçari

Publikuar më: 6/8/2022, ora 14:11

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Sherishtë të Vlorës. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor, ku për pasojë drejtuesi i motoçikletës është plagosur rëndë. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Elistjon Canaj, i cili po transportohet në spital.

Mësohet se drejtuesi mjetit i përfshirë në aksident është punonjës policie i Delta Force.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.