Pronarët dhe administratorët e mjeteve lundruese protestë para policisë kufitare në Vlorë: E kemi lakun në fyt nëse nuk punojmë

Publikuar më: 6/8/2022, ora 09:36
pronare 1 1280x720

Pronarët dhe administratorët e mjeteve lundruese protestë para policisë kufitare në Vlorë: E kemi lakun në fyt nëse nuk punojmë

Publikuar më: 6/8/2022, ora 09:36

Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare po protestojnë përpara policisë kufitare në Vlorë. Ata protestojnë për bllokimin e lundrimit të mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Sipas tyre, mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti. Ata kanë të rregullta dokumentet, paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore.

Siç tregojnë dokumentet e tyre janë verifikuar kanë dalë të rregullta dhe sërish ata nuk janë lejuar të lundrojnë.

Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon, pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe nuk ia dalin dot t’i paguajnë, pasi janë kredimarrës dhe e kanë lakun në fyt nëse nuk punojnë.

Ky vendim i drejtorit të ri të drejtorisë së Kufirit në Vlorë, Eduart Sulejmani vjen në kulmin e sezonit turistik, për shkak të ngjarjes tragjike në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja. Sipas vendimit asnjë mjet lundrues duke filluar që prej ditës së djeshme nuk do të dalë dot në det.