Reus i jep 3 pikët e para Dortmundit, bie Leverkusen

Publikuar më: 6/8/2022, ora 20:26
4353e0a59a9b8ce2c5ea1da9c4380f4ao2

Reus i jep 3 pikët e para Dortmundit, bie Leverkusen

Publikuar më: 6/8/2022, ora 20:26

Borussia Dortmund ka fituar minimalisht ndeshjen e parë në shtëpi duke e nisur mbarë sezonin e ri të Bundesligës.

Ishte Marco Reus ai që shënoi në minutën e 10 të takimit për t’iu dhënë verdhezinjve 3 pikët e para në përballjen e vështirë ndaj Leverkusen.

Miqtë u përpoqën të barazonin rezultatin, por u treguan të pasaktë në metrat e fundit përballë portës.

Në pjesën e dytë Dortmund pati disa raste për të dyfishuar rezultatin, por ishte i pafat. 45 minutat nuk sollën asgjë të re për të vulosur rezultatin përfundimtar në 1-0.