Sekuestrohen drogë, armë zjarri dhe municion luftarak, 3 në pranga në Tropojë

Publikuar më: 6/8/2022, ora 10:02
tropoje 1 1280x720

Sekuestrohen drogë, armë zjarri dhe municion luftarak, 3 në pranga në Tropojë

Publikuar më: 6/8/2022, ora 10:02

Shërbimet e policisë së Tropojë kanë zhvilluar një operacion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Si rezultat 3 persona kanë rënë në pranga, ndërsa janë sekuestruar drogë, armë zjarri dhe municion luftarak dhe

Njoftim i Policisë Tropojë

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. Gj., 24 vjeç, banues në Geghysen, Tropojë, F. S., 34 vjeç, banues në Bugjon, Pukë dhe E. M., 22 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit”, Fierzë, duke udhëtuar me automjetin tip “Mitsubish”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik, si dhe një karikator me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.