Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Sulmi ndaj policisë së Kosovë, Kurti: Nuk do të tolerojmë asnjë bandë kriminale

Nga A2 CNN
6 Gusht 2022, 18:06 | Kosova
Sulmi ndaj policisë së Kosovë, Kurti: Nuk do të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi menjëherë pas sulmi me armë ndaj patrullës së policisë në zonën e Ujmanit, ku në drejtim të saj u qëllua të paktën 10 herë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë së Kosovës shprehet se është herë e dytë që brenda një javë bandat kriminale sulmojnë policinë.

“Rreth 10 të shtëna pati në drejtim të Policisë Kufitare që po vendoste një varkë patrullimi në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar Kurti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani