Tragjedi në SHBA, shuhet nga zjarri familja me 10 anëtarë e zjarrfikësit

Publikuar më: 6/8/2022, ora 17:07
126220988 screenshot2022 08 05at6.30.33pm

Tragjedi në SHBA, shuhet nga zjarri familja me 10 anëtarë e zjarrfikësit

Publikuar më: 6/8/2022, ora 17:07

Një ngjarje e rëndë u regjistruar mbrëmjen e së premtes në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, ku 10 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre.

Pjesa më e madhe e viktimave ishin familjarë të një zjarrfikësi, i cili ishte në detyrë dhe u njoftua për zjarrin që kishte përfshirë banesën e tij.

Policia e Pensilvanisë konfirmoi emrat e gjashtë prej viktimave, ndërkohë që po punohet për identifikimin e të miturve. Gjithashtu, një hetim ka nisur për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Punonjësi i zjarrfikësve, Harold Baker tha për media se viktimat ishin djali i tij, vjehrri, kunati, kunata, 3 nipa dhe dy të afërm të tjerë. Ai shton se 3 fëmijë që humbën jetën në shtëpinë e përfshirë nga flakët kishin shkuar aty për të luajtur.