Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"City" e vesh si te Dortmund, Haaland bën debutim spektakolar

Nga A2 CNN
7 Gusht 2022, 19:49 | Futboll
"City" e vesh si te Dortmund, Haaland bën debutim spektakolar

Ishte kritikuar nga fansat dhe disa prej komentuesve britanik për performancat e para, veçanërisht atë në finalen  e humbur të Community Shield ndaj Liverppol por Erling Haaland tregoi sot se nuk cilësohet më kot një nga sulmuesit më të mirë të botës dhe se kur gjërat bëhen serioze, ai është gjithmonë në tabelën e golashënuesve.

Norvegjezi 22-vjeçar, blerja më e rëndësishme e sezonit për kampionët e Anglisë, nuk zhgënjeu sot në debutin e City në fushën e vështirë londineze të West Ham.

“Qytetarët” fituan me rezultatin 0-2 pikërisht falë dygolshit të ish-bomberit të Borussia Dortmund, me fanellën e sotme që kujtonte çuditërisht pikërisht atë të gjermanëve.

https://a2news.com/2022/08/07/cr7-dhe-nje-autogol-nuk-i-mjaftojne-united-peson-humbje-ne-shtepi/

Fillimisht Haaland realizoi një penallti në minutën 36, dhe më pas një gol me asist të De Bruyne në pjesën e dytë vulosi takimin, duke i dhuruar një fillim të mbarë ekipit të Pep Guardiolës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë