Miqësoret e verës në prag kampionati, Tirana fiton testin me Erzenin

Publikuar më: 7/8/2022, ora 20:20
MB ERZENI TIRANA 0 2 MIQESORE frame 377 1280x720

Miqësoret e verës në prag kampionati, Tirana fiton testin me Erzenin

Publikuar më: 7/8/2022, ora 20:20

Skuadrat elitare vijojnë testet e fundit, përpara startit të kampionatit të ri. Tirana kampione në fuqi luajti përballë Erzenit në stadiumin “Tofik Jashari”. Ndeshja u fitua 2-0 nga bardheblutë, me golat e Xhixhës dhe Hasanit.

Testi u shfrytëzua nga trajnerët Shehi dhe Kapllani që të provonin skemat dhe lojtarët, për të qenë gati për javën e parë të kampionatit.

Edicioni i Kategorisë Superiore nis më 20 gusht: Tirana debuton në transfertën me Kukësin, teksa Erzeni i rikthyer pas 19 vjetëve mes më të mirë sfidon Vllazninë.