Qenushët dhe macet me fat në plazh, të tjerët në hotel

Publikuar më: 7/8/2022, ora 13:47

Qenushët dhe macet me fat në plazh, të tjerët në hotel

Publikuar më: 7/8/2022, ora 13:47

Familja me pushime, e së bashku edhe kafshët shtëpiake, anëtarë të pandarë të saj. Gjithmonë e më shumë shqiptarë po mbajnë qenushë dhe mace në shtëpi, e kur vjen momenti i pushimeve verore, dëshira është e madhe për t’i marrë me vete.

Roi është një nga fatlumët që po shijon detin dhe rërën në Vlorë, në këto ditë të nxehta. Ndërsa Billi ka ardhur enkas nga Italia për pushime dhe për të takuar familjen. Pogradeci e ka pritur shumë mirë Billin e vogël, që nuk ka hasur vështirësi për t’u futur edhe në restorante.

Shumë hotele dhe shtëpi plazhi në Shqipëri ndërkohë nuk i lejojnë akoma kafshët shtëpiake të qëndrojnë brenda. Më vështirë, edhe kur planifikon të udhëtosh jashtë vendit. E kur familjarët nuk kanë mundësi të kujdesen gjatë kohës që pronarët janë larg, zgjidhja vjen tek hotelet e posaçme.

Shumë katërputroshë e vuajnë largimin e të zotëve dhe shpeshherë nuk arrijnë të ambientohen në hotel. Arsye pse shumë hotele nëpër botë po marrin një qasje gjithmonë e më miqësore ndaj kafshëve shtëpiake.

Ndërkohë, fatlumët si Roi, vazhdojnë të shijojnë pushimet.