Raporti sekret trondit Britaninë, “40% e emigrantëve që mbërrijnë nga Franca me gomone janë shqiptarë”

Publikuar më: 7/8/2022, ora 22:59
gomone 2 1280x720

Raporti sekret trondit Britaninë, “40% e emigrantëve që mbërrijnë nga Franca me gomone janë shqiptarë”

Publikuar më: 7/8/2022, ora 22:59

Rreth 40% të gjithë emigrantët ilegalë që kalojnë me gomone dhe mjete të tjera lundruese ngushticën midis Francës dhe Britanisë së Madhe, në drejtim të kësaj të fundit, janë shtetas shqiptarë.

Kjo  e dhënë befasuese së bashku me të tjera ishte lajm në disa media britanike, në veçanti të Daily Mail e cila saktësoi se burimi i të dhënave është një raport sekret i shërbimeve sekrete britanike.

Shifrat janë të qarta. Vetëm në periudhën 1 qershor-12 korrik, numri i shqiptarëve që kanë mbërritur ishullin britanik ishte 1075, ose 37.5% i totalit. Vendet e tjera vijnë shumë pas, boll të mendosh se shqiptarët pasohen nga iranianët me 375 në të njëjtën periudhë, afganët me 363, dhe vende të tjera në luftë si Iraku me 217, Siria me 162 dhe Eritrea me 163.

Ardhja  e shqiptarëve nga brigjet franceze sipas raportit është shtuar në mënyrë domethënëse gjatë vitit të fundit, nga momenti që vitin e kaluar në total shqiptarët ishin vetëm 757.

Grupe me emra si Dragon, Lotus, Gorgon, Colosus, Hydra dhe të tjerë organizojnë udhëtimin duke i kërkuar çdo personi  rreth 6 mijë euro. Mjetet e përdorura janë gomone, shpesh herë të porositura enkas nga Kina, për të mbajtur sa më shumë pasagjerë.

Raporti zbulon edhe dinamikën. Platformat sociale si TikTok përfaqësojnë kontaktin e parë të emigrantëve me grupet që mundësojnë lundrimin plot risk.

Grupe me emra si Dragon, Lotus, Gorgon, Colosus, Hydra dhe të tjerë organizojnë udhëtimin duke i kërkuar çdo personi  rreth 6 mijë euro. Mjetet e përdorura janë gomone, shpesh herë të porositura enkas nga Kina, për të mbajtur sa më shumë pasagjerë.

Përtej statistikave, raporti po shkakton një tërmet në debatin për përgjigjen britanike ndaj emigracionit ilegal.

Pikërisht varianti shqiptar duket kur bën që retorika e përdorur për të përshkruar klandestinët si persona që vijnë nga vende lufte të zbehet, nga momenti që origjina e pjesës më të madhe vjen nga një vend kandidat për në BE.

Sipas raportit, qeveritë e Tiranës dhe Londrës kanë dakordësuar praninë e përhershme të një oficeri policie shqiptar në Dover, kryeqendrën e zonës që synohet më së shumti si pikarritje nga gomonet.   

Sipas qeverisë britanike, shifrat tregojnë se plani i tyre për të transferuar ilegalët në Afrikë, në kampet që po ndërtohen në Ruandën e largët sipas një marrëveshje ndërshtetërore që ka hasur shumë diskutime, duhet të përshpejtohet edhe më shumë, edhe si sinjal për të dekurajuar ata që janë emigrantë ekonomikë”, kategori ku përfshihen cilësohen shqiptarët dhe ballkanasit në përgjithësi.