Aksident në Lezhë-Shkodër, disa të plagosur

Publikuar më: 8/8/2022, ora 11:12
aksidenti ne lezhe 1280x720

Aksident në Lezhë-Shkodër, disa të plagosur

Publikuar më: 8/8/2022, ora 11:12

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e së hënës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy makina, një fuoristradë Mitsubishi dhe një Audi, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kallmet.

Deri në këto momente raportohet për 5 të plagosur, 3 prej të cilëve janë më rëndë. Mes të plagosurve ka dhe fëmijë

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.