Berisha: Të subvencionohen të gjitha biletat e transportit, të përgjysmohet taksa e naftës

Publikuar më: 8/8/2022, ora 12:13

Berisha: Të subvencionohen të gjitha biletat e transportit, të përgjysmohet taksa e naftës

Publikuar më: 8/8/2022, ora 12:13

Në një konference për mediat, kryetari i PD, Sali Berisha, i bëri thirrje qeverisë që të subvencionojë plotësisht biletat e transportit urban dhe interurban.

Po ashtu, ai kërkoi që të përgjysmohet menjëherë taksa e naftës.

“Në kushtet e përkeqësimit të shpejt të gjendjes ekonomike të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë, për shkak, së pari të çmimeve stratosferike të krijuara në mënyrë artificiale nga bordet e Ramës, për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore nga Rama dhe qeveria, në funksion të vjedhjes dhe shpërdorimit të tyre. Ky është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit të djegësave të Fierit dhe të Tiranës. Siç është rasti i ligjit për të financuar me qindra milionë euro të klientelës së Ramës me të cilën ndan paratë. Siç është rasti i prokurimeve, si ajo e korridorit blu. Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, po rrënojnë buxhetet familjare. Ajo që po e ndjen në mënyrë të fuqishme, është turizmi.

Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë. Ky është propozim i bazuar në një praktikë të vendeve europiane.

PD kërkon të përgjysmohet menjëherë taksimi i naftës që është më e larta në botë”, tha Berisha.