Dy javë para kampionatit, Partizani mundet me 3 gola nga Bylisi

Publikuar më: 8/8/2022, ora 11:18
PARTIZANI PERGATITET PER SABUTALOS frame 23 1116x720

Dy javë para kampionatit, Partizani mundet me 3 gola nga Bylisi

Publikuar më: 8/8/2022, ora 11:18

Dy javë para nisjes së kampionatit , Partizani zhgënjeu tifozët pasi u mposht 3-0 nga një skuadër modeste si Bylisi. Edhe pse i ngjitur këtë sezon në Superligë, Bylisi tregoi forcë, saktësi dhe në fund tundi 3 herë rrjetën e të kuqve.

Pjesa e parë, ishte e dobët nga të dyja skuadrat me shumë pak raste dhe aksione. Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë, kur Camera kaloi në avantazh skuadrën. Pas tij, talenti Marin Abazaj, që pas një aksioni të bukur dyfishoi shifrat.

Një gol që vështirësoi dhe më shumë situatën tek skuadra e Dritan Mehmetit që e kishte të vështirë të reagonte.

Pavarësisht tentative të kryeqytetasve për të rihapur takimin ,në limite Bylisi shënoi dhe golin e tretë dhe mbylli 90 minuta me rezultatin e thellë 3-0.

Një test i mirë ky për ekipin nga Ballshi dhe një mesazh për Partizanin se ekipi do akoma shumë punë për të qenë në formë . Ndeshja e parë për të kuqtë është ndaj Egnatias në kryeqytet ndërsa Bylis pret Kastriotin në shtëpi. Të dyja ndeshjet janë programuar të luhen në 20 gusht.