Inflacioni arrin në 7,8%, korriku vendos rekord për ushqimet

Publikuar më: 8/8/2022, ora 14:32
BIE BESIMI GUSHT frame 286 1280x720

Inflacioni arrin në 7,8%, korriku vendos rekord për ushqimet

Publikuar më: 8/8/2022, ora 14:32

Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur. INSTAT raporton se për muajin korrik inflacioni arriti në 7.5%, një rritje me 0.3% krahasuar me muajin qershor të këtij viti. Kategoria e produkteve që shënon rritjen më të madhe është ajo e Ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 13,2% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Çmimet e karburanteve mbeten mbi kuotën mesatare historike, por krahasuar me Qershorin, inflacioni për ketë kategori ka pësuar ulje me 3,7%. Shqetësuese është dhe rritja për Qiratë, lëndët djegëse dhe energjinë me 0,7% pasuar nga kategoria Hotele, kafene dhe restorante.

Shtrenjtimi i çmimeve te konsumit ishte parashikiuar nga Banka e Shqipërisë, qe pret një stabilizim vetëm në fillim të viti 2024, me rikthimin e qëndrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare.