“Lufta ndaj drogës ka dështuar”, presidenti kolumbian kërkon një strategji të re

Publikuar më: 8/8/2022, ora 11:55
Kokaina ne Meksike sekuestrohet a2 cnn lajme nga bota 2 1280x720

“Lufta ndaj drogës ka dështuar”, presidenti kolumbian kërkon një strategji të re

Publikuar më: 8/8/2022, ora 11:55

“Lufta kundër drogës ka dështuar”. Kështu u shpreh presidenti i ri kolumbian, i cili bëri thirrje për një strategji të re globale për të luftuar trafikun e paligjshëm.

Duke folur në ceremoninë e inaugurimin e tij, lideri i parë i majtë i zgjedhur në vend e shpalli luftën kundër drogës një dështim.

Ish-kryebashkiaku 62-vjeçar i Bogotës dhe ish-luftëtari rebel u zgjodh në qershor në një manifest radikal që premtonte të luftonte pabarazinë dhe të ndalonte projektet e reja të naftës.

Petro iu tha mbështetësve të tij në Bogota se është koha për një konventë të re globale që pranon se lufta kundër drogës ka dështuar.

“Ka lënë një milion latino-amerikanë të vdekur gjatë 40 viteve. Ndërsa mbi 70,000 amerikano-veriore, vdesin nga mbidoza çdo vit”.

Rreth 50 vjet më parë, Presidenti i SHBA Richard Nixon nisi një strategji globale kundër narkotikëve që theksonte përdorimin e forcës policore, e cila u bë e njohur si “lufta kundër drogës”.

Presidenti i sapo betuar i Kolumbisë tha se strategjia thjesht kishte forcuar fuqinë e bandave mafioze dhe kishte dobësuar shtetet e Amerikës Latine gjatë dekadave.

Në Kolumbi, e cila sipas përllogaritjeve prodhon më shumë se gjysmën e kokainës në botë , grupet kriminale dhe milicitë lokale janë shumë të përfshira në prodhimin dhe transportin e drogës për konsumatorët në mbarë botën, përfshirë në SHBA dhe Evropë.