Një burrë i diplomuar dhe i martuar jeton më shumë se një bashkëmoshatare beqare pa diplomë

Publikuar më: 8/8/2022, ora 19:10
cifti i martuar 1280x720

Një burrë i diplomuar dhe i martuar jeton më shumë se një bashkëmoshatare beqare pa diplomë

Publikuar më: 8/8/2022, ora 19:10

Sekreti i jetëgjatësisë së një mashkulli është një diplomë fakulteti dhe një grua. Kjo mbështetet nga një studim i Universitetit të Danimarkës Jugore, i cili shqyrtoi të dhënat e dy shekujve të fundit në 199 popullata në mbarë botën dhe u botua në “British Medical Open Journal”. Djemtë lindin me më pak shanse për të jetuar më gjatë, por ata kanë mundësi t’ia dalin nëse rritet niveli i tyre arsimor dhe nëse martohen në krahasim me një bashkëmoshatare që mbetet beqare dhe pa diplomë. Duke e konsideruar gjithçka me të njëjtat vese si; alkoolin dhe duhanin, të cilat nuk janë më prerogativë e mashkullit.

Për të verifikuar se çfarë mundësish ka një mashkull për të jetuar më shumë se një bashkëmoshatare, shkencëtarët janë bazuar në një “statistikë mbijetese”, e cila ka ekzaminuar dallimet midis seksit dhe vdekjes nga viti 1820 në një shkallë shumë të madhe në mbarë botën. Kjo statistikë mat shanset që dikush në një popullatë me një shkallë të lartë vdekshmërie të jetojë më gjatë se dikush në një popullatë me një shkallë të ulët vdekshmërie.

Meshkujt lindin me më pak shanse për të jetuar më gjatë se femrat, por ata kanë mundësinë e përmbysjes së këtij raporti në dy kushte: diplomim dhe martesë. Nëse deri në vitin 1970 tendenca e grave për të jetuar më gjatë se burrat mbeti e qëndrueshme, në 50 vitet e fundit, edhe me alkoolin dhe duhanin që kanë pushtuar universin femëror, ajo ka filluar të regres.

Studimi danez erdhi për të përmbysur këto të dhëna zyrtare. “Ky studim vë në diskutim përshtypjen e përgjithshme se burrat nuk jetojnë aq gjatë sa gratë dhe zbulon një pabarazi më komplekse midis jetëgjatësisë së meshkujve dhe femrave,” shpjegojnë studiuesit.

Llogaritjet e reja kanë vërtetuar se midis 25 dhe 50% e meshkujve kanë mundësinë të jetojnë më gjatë se një grua e së njëjtës moshë”.

Të diplomuarit meshkuj, theksojnë autorët e studimit, kanë një shans 43% për të mbijetuar krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre, kundrejt 39% të atyre që kanë vetëm një diplomë të shkollës së mesme. Por është martesa ajo që rrit ndjeshëm jetëgjatësinë e femrave të diplomuara, duke e çuar atë në më shumë se 50%. Dhe kjo nuk është e gjitha … bashkëshortët me arsim të lartë kanë punë më të paguara dhe qasje në kujdes efektiv. Gjithashtu, theksohet se jeta në çift ndikon në shëndetin e njëri-tjetrit dhe meshkujt përfitojnë më shumë se femrat nga një marrëdhënie e qëndrueshme.